Ballina Sport Bostoni shpallet kampion, bën sërish më së shumti tituj në NBA

Bostoni shpallet kampion, bën sërish më së shumti tituj në NBA

0
29

Boston Celtics tashmë është kampion i tetëmbëdhjetëfishtë i NBA-së.

Keltët u bën sërish klubi më i trofeshëm në ligën elitare amerikane pasi mundën Dallas Mavericksat në finale, 4:1.

Në ndeshjen e pestë të serisë, ata fituan 106:88 në TD Garden, të udhëhequr nga Jason Tatum që pati 31 pikë e 11 asistime.

Ndërkaq, Luka Donçiqi bëri aq sa mundi për klubin e tij, duke shënuar 28 pikë  12 asistime.

MVP i finaleve u zgjodh Jaylen Brown i cili u spikat më së shumti përgjatë këtyre pesë ndeshjeve.