Ballina Kosovë Dyshohen se shtinë me armë nga automjeti, vihen në pranga 3 persona

Dyshohen se shtinë me armë nga automjeti, vihen në pranga 3 persona

38
0

Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë Kosovës, pasi dyshohet se këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri, ndërkohë që kanë qenë në lëvizje.

Uniformat blu kanë konstatuar në automjet një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë, ku janë vënë nën sekuestro.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë

Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndermarr veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.