Ballina Opinion Injoranca e modernitetit

Injoranca e modernitetit

8
0

Nga Skënder Kapiti

Në këtë epokë moderne, pra të kohëve të sotme nuk është e vështirë për ta kuptuar se edhe në këtë epokë në shumë aspekte po dominon dhe ka marrë kompetencat injoranca politike,materialiste, demokratike, parlamentare, akademike, qeverisëse, shoqërore,juridike; injoranca intelektuale dhe ajo mediatike, injorancë e cila qorrolleps individin dhe shoqërinë.

Vërehet se ata të cilët nuk janë askushi, mundohen të duken dikushi, që shpifin e sajojnë lloj-lloj kritikash e komentesh injorante e të neveritshme; vërehen por mjerisht edhe dëgjohen “leksione” filozofie, morali, historie  e diturie nga  shumë injorantë “kompetentë” të cilët nuk kanë lexuar asnjë libër.

Vërehet që media dhe intelektualë sharlatanë  dhe mercenarë në emisione e televizioni fabrikojnë, promovojne  dhe i japin  injorancës dhe halabakërisë edhe meritën e personazhit VIP.

Vërehen e dëgjohen edhe injorantë të cilët nuk e dinë se cfarë është Feja, dhe atyre u del punë edhe me Fenë dhe me besimin e të tjerëve, dhe këta duan t’u japin mend njerëzve si si dhe në cfarë duhet të besojnë.