Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se javën e shkuar në takimin e kryenegociatorëve të të dyja vendeve ka pasur pajtim për hapa konkretë në disa çështje praktike, por se jo në atë të implementimit të Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit.
I dërguari i Bashkimit Evropian Lajçak duke e bërë një rezyme të punës së tij javore, ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
Ai ka thënë se pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike, por jo edhe për zbatimin e Marrëveshjes.
“Në Bruksel prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, ne ramë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike.
Fatkeqësisht, nuk arritëm përparim në tablonë e madhe, zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.”