Ballina Kosovë “Tërmet në LVV”, çfarë po paralajmëron Besnik Tahiri i AAK-së?

“Tërmet në LVV”, çfarë po paralajmëron Besnik Tahiri i AAK-së?

46
0

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri paralajmëron se rezultati zgjedhor do të shkaktojë “tërmet” në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, populli do e ndëshkojë Qeverinë Kurti për të cilën thotë se është më e dobëta në historinë e Kosovës.

“Unë ju them me përgjegjësi të plotë, rezultati zgjedhor për Lëvizjen Vetëvendosje  do të jetë tërmet, për të keq. E para, të gjitha të dhënat empirike, numerike tregojnë se kjo është qeveria më e dobët në histori të Kosovës që nuk ka bë sen, a kuptoni që nuk ka.. a bën veç një projekt me ma listu me më thënë që ky është projekti që qeveria e ka nis e ka përfundu”, tha Tahiri në Dukagjin.

Tutje ai thotë se do ta lejojnë që Kurti ta përfundojë mandatin deri në fund e atëherë t’ia listojnë “investimet” e tij.

“Si me shku na në zgjedhje, kur është bë Albin Kurti kaq i mirë me opozitën që me na qu neve në zgjedhje. A e din pse dojke me shku në zgjedhje.. Ai dojke me na dërgu në zgjedhje në kohën kur në qershor ishte festimi i 25 vjetorit të lirisë, kur kishte një parakalim dhe një shfrytëzim i madh i mekanizmit shtetëror, kur ishte në kohë të verës në mes të korrikut. Ne këtë nuk do t’ia dhurojmë Albin Kurtit. Ai do të shkojë deri në fund dhe tia listojmë të shohim se cili është investimi i tij. Ai deshti me kry mandatin disa muaj përpara, pse nuk po jep dorëheqje pasi po don zgjedhje”, shtoi Tahiri.