Ballina Sport Të jenë omentet virale për golin e dytë të Italisë, që Elseid...

Të jenë omentet virale për golin e dytë të Italisë, që Elseid Hysajt merr vendimin drastik për pamjen (VIDEO)

10
0

Në ndeshjen e parë të EURO 2024, Shqipëria humbi duke bërë kështu Italinë fituese, me rezultanin 2-1.

Por, kritikat ndaj Elseid Hysajt për golin e dytë të pësuar ndaj Italisë zunë jo pak vend në media dhe opinionin sportiv shqiptar. Futbollisti uli kokën dhe shmangi goditjen e Nicolò Barella-s në minutën e 16, gol që çoi Italinë në avantazh.

Për këtë veprim të Hysaj, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit dhe një ndër komentet më virale lidhej me look-un e tij. Ndërkohë së fundmi Hysaj ka ndryshuar pamje dhe kjo nuk mund të kalohej pa vënë re.

Ai ka ndryshuar modelin e shumëpërfolur të flokëve dhe gjithashtu është bërë bjond.

Elseid Hysaj duket se nuk do të jetë më pjesë e Lazios sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë nuk do të luajë më sezonin e ardhshëm me klubin e Lazios, pas tre viteve të kaluara në Romë.

Bardhekaltrit e kaën nxjerrë në shtije dhe janë në pritje të një oferte të majme.

Sipas mediave italiane klube nga Katari dhe Arabia Saudite kanë shfaqur interes për mbrojtësin e djathtë. Gjithashtu klubi ka nxjerrë në shitje edhe Mandas, Isaksen dhe Castellanos.