Ballina Politika Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën dhe...

Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi

12
0

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për dorëheqjen nga çështja të kolegjit penal. Ata kërkuan përjashtimin nga gjykimi të gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit.

“Rrëzimin e kërkesës se paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, qe i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, te Gjykatës se Posacme te Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar”.

Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtareve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Ky vendim është i formës se prere”, thuhet në njoftim.