Ballina Kronika Në kërkim si pjesë e grupit kriminal, arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i...

Në kërkim si pjesë e grupit kriminal, arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Krujës

9
0

Policia e Shtetit ka vënë pranga Xhelal Rrajan, vëllanë e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Ai, nga përgjimet e SKY rezulton se është pjesë e grupit të Durim Bamit.

Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, njofton policia.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.