Ballina Sport Pak orë para sfidës me Holandën, flet portieri i Anglisë Pikford: Nuk...

Pak orë para sfidës me Holandën, flet portieri i Anglisë Pikford: Nuk do të ndryshojmë…

9
0

Jordan Pikford është i qetë përpara Holandës dhe vlerëson shpirtin që mbizotëron në kampin e Anglisë pas kualifikimit me Zvicrën.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar emocionin në kampin tonë. Ne kemi këtë mentalitetin për të mos u dorëzuar kurrë dhe kalojmë limitet.

Ky është një art në vetvete. Holanda ka personalitetin e vetë dhe një grup lojtarësh që nuk do të ndryshojnë mënyrën sesi luajnë. Stili i tyre i lojës nuk do të na bëjë ne që të ndryshojmë tonin.
Por ne duhet t’i përgjigjemi atij niveli dhe të jemi në mbrëmjen tonë më të mirë”, tha portieri i Anglisë. “Asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe kalimi i Zvicrës ishte një çlirim i madh”.