Ballina Bota Temperaturat e detit në Zelandën e Re arrijnë në nivele rekord, alarm...

Temperaturat e detit në Zelandën e Re arrijnë në nivele rekord, alarm mbi shëndetin e jetës detare e ekosistemeve

32
0

Temperaturat e detit të Zelandës së Re kanë arritur nivele rekord, duke tejkaluar trefish mesataret globale në një rajon dhe duke shkaktuar alarm mbi shëndetin e jetës detare dhe ekosistemeve të vendit, raporton The Guardian.

Të dhënat e reja tregojnë se që nga viti 1982, temperaturat e sipërfaqes së detit oqeanik janë rritur mesatarisht midis 0.16 – 0.26 C në dekadë dhe midis 0.19-0.34 C në dekadë, në ujërat bregdetare.

Kur krahasohen të dhënat nga 20 vitet e mëparshme, shkalla e ngrohjes së sipërfaqes së oqeanit rreth Zelandës së Re ka tejkaluar mesataren globale për dekadë prej 0.18C dyfish, me një rajon – Chatham Rise – tre herë më i ngrohtë se mesatarja globale, tha Matt Pinkerton. një shkencëtar në Institutin Kombëtar për Ujërat dhe Atmosferën.

Zelanda e Re mund të jetë duke përjetuar temperaturat më të larta për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe mënyrës se si rrymat globale të oqeanit lëvizin dhe mbajnë nxehtësi, tha ai.