Ballina Bota Tragjedi në Afrikën e Jugut/ Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 12...

Tragjedi në Afrikën e Jugut/ Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 12 fëmijë

0
9

Dymbëdhjetë fëmijë dhe një shofer humbën jetën pas përplasjes së një autobusi me një tjetër automjet në Afrikën e Jugut. Shtatë fëmijë të tjerë u plagosën dhe u dërguan menjëherë në spital.

Autobusi transportonte fëmijë të shkollave fillore, të cilët zakonisht janë të moshës 6 deri në 13 vjeç.

Në pamjet e transmetuara nga televizioni, autobusi duket se është shkatërruar nga zjarri. Aksidenti ndodhi rreth 70 kilometra në perëndim të qytetit të Meraphong.

Afrika e Jugut ka një nga rrjetet rrugore më të zhvilluara të kontinentit, por është ndër vendet me performancën më të keqe në sigurinë rrugore.