Ballina Bota Tajfuni Gaemi godet Kinën, 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Tajfuni Gaemi godet Kinën, 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

91
0

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 35 janë ende të zhdukur si pasojë shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që shkaktoi tajfuni Gaemi.

Tajfuni goditi Kinën jugore javën e kaluar.

Moti ekstrem ka prekur rreth 90,000 njerëz, ka dëmtuar rreth 1,400 shtëpi dhe ka shkatërruar rreth 1,300 rrugë, sipas raporteve.

Më shumë se 11,000 njerëz ishin evakuuar nga qyteti i Zixing pasi disa zona pësuan reshje rekord prej 645 milimetrash në vetëm 24 orë.