Ballina Editorial Shqiptarët u pajtuan 50 vite me komunizmin, dhe sot 80% e tyre...

Shqiptarët u pajtuan 50 vite me komunizmin, dhe sot 80% e tyre janë pajtuar me korrupsionin

201
0

Nga Skënder KAPITI

Një komunitet që pajtohet me të këqijat atëhere antarët e tij vuajnë me meritë prej gabimeve të veta.Kështu e pësuan shqiptarët 50 vite nën regjimin e egër komunist, regjim i cili sundoi 50 vite, dhe të cilin shqiptarët e pranuan, u pajtuan me të të dhe me revolucionin komunist deri atëhere kur ai regjim u vetëshëmb sepse konsumoi veten. Komunizmi në Shqipëri vetëra pasi dhe kur  u shëmb dhe ra komunizmi në Europën Lindore. Shqiptarët  pranuan dhe u pajtuan me të gjitha reformat e egra antihumane të atij regjimi.Edhe sot fatkeqësisht shqiptarët e kanë pranuar dhe janë pajtuar me regjimin e korrupsionit.Në Shqipëri gjëndja është kjo  sepse shumica e shqiptarëve janë pajtuar me korrupsionin.

Një raport i publikuar së fundmi nga SELDI, organizatë financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore, raport i cili është tmerrësisht i rëndë për gjëndjen e korrupsionit në Shqipëri, raport i cili verteton se korrupsioni në Shqipëri është kapilar, gjithpërfshirës  dhe i ngritur e montuar në sistem, raport i cili  vlerëson e konstaton se  me korrupsionin, 80% e shqiptarëve janë të  prirur për ta pranuar atë si normalitet politik, juridik, shtetëror dhe  shoqëror. Kjo do të thotë se vetëm një pesta  e popullsisë në Shqipëri prej 20%-ësh është kundër krimit të korrupsionit. Dhe kjo përbën mjerim të madh për shoqërinë shqiptare, pasi duke qenë në këtë gjëndje prandaj edhe Shqipërinë e sundon dhe qeveris kjo epidemi shkatërruese.

Pothuajse shumica e  shoqërisë shqiptare: ajo civile, sindikatat dhe shoqatat e ndryshme, të gjitha janë kapur nga korrupsioni dhe së bashku edhe me mediat e drejtësinë janë në simbiozë jetike korruptive me partitë politike dhe me me pushtetin.

Korrupsioni  po prish edhe familjen e moralin.

Ky është realiteti në Shqipëri dhe prandaj nuk ka shpresë për ndryshim dhe përmirësim, përderisa është pakicë popullsia që është e pinfektuar nga korrupsioni.Dhe këtë pakicë: korrupsioni,hajnia dhe krimi e tradhtia e kanë përjashtuar nga integrimi në politikë, në shoqërinë civile, në akademi, drejtësi, biznes dhe në qeverisje.