Përmes një interviste televizive, analisti Edvin Kulluri tha se Berisha aty ka qenë nga mëngjesi deri në darkë, ka qenë në komunikim konstant edhe me strukturat e grupin.
Kulluri: Berisha aty ka qenë nga mëngjesi deri në darkë, ka qenë në komunikim konstant edhe me strukturat e grupin. Natyrisht që poshtë Berishës nuk ka njerëz që prodhojnë politikë. Qysh nga viti 2013 nuk është arritur që të krijojë një alternativë për shkak të defiçitit që është krijuar nga qeverisja dhe që i dhanë besimin Ramës, i cili e keqshfrytëzoi.
Dhe sot jemi në pikën që partitë e mëdha kanë një rënie të madhe në elektoral dhe në sondazhe si dhe nga ajo që kuptohet nga njerëzit në rrugë. Është një model që refuzohet nga të gjithë sepse partitë janë kthyer në parti individi. Dalja e Berishës entuziazmon vetëm partinë dhe jo dikë tjetër.