Ballina Sport Trajneri i ri i United nis “spastrimin”, danezi i njohur “viktima” e...

Trajneri i ri i United nis “spastrimin”, danezi i njohur “viktima” e parë

23
0

Sapo Ruben Amorim u bë trajneri i ri i Manchester United në fillim të muajit, ishte e qartë se në afatin e janarit ai do të përpiqet të përshtatë sa më shumë stafin me vizionin e tij të lojës, që do të thotë se disa lojtarë do të largohen, veçanërisht ata të cilëve kontrata u skadon në verë.

Njëri prej tyre është Christian Eriksen, raporton gazetari Florian Plettenberg, i cili pretendon se United nuk do t’i ofrojë 32-vjeçarit danez një kontratë të re, që do të thotë se ata do të përpiqen ta shesin në janar, në mënyrë që klubi të merr të paktën një lloj kompensimi.

Amorim dëshiron lojtarë të rinj në të gjitha pozicionet në mesfushë – mbrojtëse, qendrore dhe sulmuese – dhe tashmë i ka vënë sytë brazilianit të Juventusit, Douglas Luiz.

Eriksen mbërriti tek United në verë 2022, një vit pasi pësoi një atak në zemër në një ndeshje në evropian dhe ndërkohë kaloi gjysmën e sezonit në Brentford, ku iu rikthye futbollit. Pas kësaj, ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë të problemeve shëndetësore dhe pritet të gjejë lehtësisht një klub të ri.