Ballina Kronika Sherr në familje në Tiranë/ Gruaja zihet me burrin dhe hidhet nga...

Sherr në familje në Tiranë/ Gruaja zihet me burrin dhe hidhet nga ballkoni, arrestohet 52-vjeçari

58
0

Një sherr ka ndodhur mes një çifti bashkëshortësh në Tiranë. Mësohet se një 43-vjeçare është konfliktuar verbalisht me burrin dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë, 52-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë.

Ndërkohë, gruaja është dëmtuar dhe ndodhet në spital

“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e bluve.