“Fati i Erion Veliajt u paracaktua 7 ditë më parë ku u bë publike firma e tij e kundraligjshme që i hapi udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës me të cilen Erion Veliaj duhet të ishte marrë i pandehur e aktualisht duhet të ishte duke vuajtur dënimin.
Askush nuk duhet të ketë shpresë tek kjo strukturë kriminale e SPAK, që sot merret me gjurmët e harabelit kur opozita i ka dërguar me prova e me fakte se e ka ujkun përballë, dhe ujku nuk është askush përveç firmat e paligjshme të Erion Veliajt, jo vetëm te inceneratori i Tianës, ku ka afera kriminale të rilindjes, me përfshirjen edhe të kryeministrit Edi Rama , këshilltarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave Ëngjëll Agaçi por edhe me afera të tjera monstruoze si ajo e grupit të strukturuar kriminal 5D, apo manovra të tjera që synojnë grabitjen e taksave të qytetarëve të Tiranës që u faktua edhe me buxhetin e fundit që u miratua.
Buxheti më i madh në historinë e kryeqytetit por edhe buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës. Erion Veliaj duhet të ishte i arrestuar dhe duke vuajtur dënimin që ai meriton”, tha Tedi Blushi.