Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se ka shpëtuar nga një tentative për vrasje në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen e tij që nga 8 dhjetori 2024, pas arratisjes nga Siria për shkak të sulmit nga rebelët e Hayat Tahriri al-Sham (HTS).
Sipas kanalit Telegram “General SVR”, i cili besohet të drejtohet nga një ish-agjent i lartë rus, atentati ka ndodhur më 29 dhjetor, kur Assad u helmua dhe përjetoi një gjendje kritike, duke pasur vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Mjekët e thirrur menjëherë në vendin e ngjarjes arritën të stabilizonin gjendjen e tij. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare, por sipas raportimeve të tjera, Assad ka kërkuar kujdes mjekësor pas ekspozimit ndaj një substance helmuese, duke shfaqur simptoma të kollës së fortë dhe ndjeshmërive të mëdha në frymëmarrje.
Përveç kësaj, po qarkullojnë zëra për tensione në familjen e Assad-it. Raportet sugjerojnë se gruaja e tij, Asma al-Assad, mund të jetë duke kërkuar divorcin dhe ka shprehur dëshirën për t’u zhvendosur në Londër.