Një pronar lokali në Dibër është arrestuar nga policia, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit brenda ambienteve të lokalit. Pronari i lokalit, Q. T., është arrestuar në muajin dhjetor për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.”
Policia bën me dije se ka ushtruar kontroll brenda këtij subjekti, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash. Ndërkohë, në vijim të hetimeve ka rënë në pranga edhe një 61-vjeçar, punonjës i lokalit. Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
“Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.”, njofton policia.