Ballina Politika Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, takim me shijakasit në Imola, Itali.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, takim me shijakasit në Imola, Itali.

243
0

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ishte dje në Imola (Bologna) së bashku me kryetarin e Partisë Socialiste Shijak, për tu takuar me komunitetin shijakas që jetojnë dhe punojnë aty. Këtij takimi ia bashkuan dhe disa deputetë të qarkut të Durrësit.

U diskutua mbi investimet që janë bërë në Shijak dhe momentin historik të votës së diasporës. Gjithashtu u vu theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në këtë rrugëtim drejt vitit 2030 dhe mundësia që i është dhënë diasporës që zëri i tyre të dëgjohet.