Ballina Ekonomia Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e...

Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

57
0

 Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Me aplikimin e paneleve diellore fatura e energjisë ulet me 20%.

Nga sot hapet thirrja për të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë. Këta subjekte duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë.

Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 unite për tu përdorur në këtë paketë të dytë