Ballina Europë U përfshi në trafik droge/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Romë, merrte asistencë...

U përfshi në trafik droge/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Romë, merrte asistencë si i papunë

54
0

Një 35-vjeçar shqiptar, i cili trajtohej me asistencë sociale në Itali, është arrestuar nga policia e Romës për përfshirje në trafikun e drogës. I riu operonte si korrier droge në zonën e Colombo, duke shpërndarë kokainë dhe krak (crack) nëpërmjet porosive online dhe rrjeteve sociale.

Pas disa javësh hetime, autoritetet italiane e kapën në flagrancë shqiptarin gjatë një shkëmbimi droge pranë një supermarketi. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 100 doza kokaine dhe kraku, ndërsa në shtëpinë e tij u sekuestruan 600 gramë drogë, peshore precize, materiale paketimi dhe 40 mijë euro cash.

Gjykata italiane vendosi ndaj 35-vjeçarit masën e arrestit në shtëpi, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të rrjetit të drogës.