Ballina Kronika Shemben skelat gjatë rikonstruksionit të një godine në Durrës, plagoset rëndë punëtori...

Shemben skelat gjatë rikonstruksionit të një godine në Durrës, plagoset rëndë punëtori 38-vjeçar

371
0

Një i ri ka mbetur i plagosur pas shembjes së një skele, ku ai ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

I plagosuri, rreth 38 vjeç, është dërguar në spital me dëmtime të rënda në këmbë.

Forcat e policisë janë duke hetuar ngjarjen dhe po kryhen hetime për të zbardhur plotësisht rrethanat. Subjekti që kishte shfrytëzuar skelat ka pasur dokumentacionin e rregullt për kryerjen e punimeve.