Dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesa e parë për koalicionet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Është grupimi ‘Djathtas 1912” i Enkelejd Alibeajt dhe LZHK-së së Dashamir Shehit ai që i është drejtuar sot KQZ-së me kërkesën për regjistrim disa orë para se të përfundojë ky afat.
Koalicioni është emërtuar “Djathtas për Zhvillim”, duke shkrirë dy siglat e partive në fjalë, për një mision zgjedhor dhe politik.
Ky koalicion do përbëhet nga këto dy parti dhe sigla e përfaqësimit të saj do të jetë “DZH”. Në shkresën e dorëzuar renditen edhe synimet politike dhe zgjedhore të koalicionit.
Afati kushtetues për regjistrimet e koalicioneve skadon mesnatën e sotme.