Ballina Politika Ishte në listën e hapur të PD në Korçë, braktis garën deputetja...

Ishte në listën e hapur të PD në Korçë, braktis garën deputetja e njohur

54
0

Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Eleina Qirici, ka dhënë dorëheqjen nga gara për zgjedhjet e 11 majit. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës i PD-së, Ivi Kaso, i cili tha se ish-deputetja nuk do të jetë pjesë e procesit zgjedhor. Qirici në listat e PD-së për qarkun e Korçës ishte vendosur në listë të hapur.

Po ashtu, Kaso njoftoi se përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, Ernest Koce, gjithashtu do të dalë nga lista e kandidatëve, duke u zëvendësuar me korçarin Fidel Kreka. Kreka, i cili mori 303 vota në primaret e PD-së, është shpallur kandidati më i votuar në qytetin e Korçës.