Ballina Politika “Qeveria Rama ka dhjetëfishuar çmimet e rrugëve”, Berisha akuzon Ramën: 12 miliardë...

“Qeveria Rama ka dhjetëfishuar çmimet e rrugëve”, Berisha akuzon Ramën: 12 miliardë euro të zhdukura në projekte…

32
0

Kryetari PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se qeveritë e tij në infrastrukturë kanë abuzuar me fondet, duke shpenzuar në 12 vite, 12 miliardë euro.

Duke i quajtur rrugët dhe projektet infrastrukturore, gropë e zezë në zhdukjen e këtyre fondeve, Berisha tha se projektet infrastrukturore nuk kapin vlerën reale kurrë të 1 miliardë eurove, por çmimet e këtyre veprave dhe objekteve janë dhjetëfishuar.

“Në qoftë se marrim Rrugën e Arbrit, nga 160 milionë, e parashikuar ën standardin ndërkombëtar dhe kompaninë ndërkombëtare, në një kohë kur 32 kilometra të saj kanë qenë të ndërtuara, ajo ka shkuar në 415 milionë dhe nuk dihet sa do shkojë.

Në qoftë se marrim Unazën e Tiranës, 19 kilometrat e fundit të saj se 8 kilometrat u ndërtuan gjatë qeverisjes së PD me vepra arti se ishin shumë të lidhura, sot ato janë ndarë në 14 lote me 14 kontrata. Janë një diletantizëm. Hyrjet e daljet janë absolutisht defektoze. Janë të pastudiuara. Dhe mjerisht kjo unazë, në vend se të lirojë trafikun, efekti i saj pothuajse nuk ndjehet fare. Dhe që ka vazhduar ndërtimi i saj 15 vite..

 

 

75 milionë dollarë ka qenë e planifikuar rruga Qukës-Qafë Plloçë, gjer tani kanë shkuar 215 milionë dhe ajo nuk dihet kur mbaron. Ajo është rruga e vetme në Europë dhe në botë ku segmentet nuk takojnë njëra-tjetrën jo në një rast, por në dy pozicione”, tha Berisha.