GJKKO ka shpallur fajtor Jorgo Goron, ish-kryebashkiaku i Himarës, dhe e ka dënuar me dy vite e 20 ditë burg.
Gjithashtu, Goros, për të cilin SPAK kishte kërkuar 3 vite burg, i janë konfiskuar 2 pronat qe do kalonin për investime strategjike
Bëhet fjalë për rreth 10 mijë metra katror në total ne zonën e Dhërmiut që kalojnë ne favor te shtetit
Ndërkohë apartamenti i sekuestruar sipas GJKKO t’i kthehet shtetasit Gentian Sula.
AKUZAT
Prej marsit të vitit të kaluar Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.