Një 24-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë zjarri. I riu me iniciale B. M., dyshohet se do e shiste pistoletën në kryeqyetet. Arma e zjarrit raportohet se iu gjet gjatë kontrollit fizik, ndërsa e ka pësuar edhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.
“Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë”, njoftuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “GUN”. U kap në flagrancë me 1 armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.
Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.