Ballina Aktualitet Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, investim për linjën e re të furnizimit me...

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, investim për linjën e re të furnizimit me ujë në fshatin Borake

94
0

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ka nisur punën për rehabilitimin e linjës së furnizimit me ujë për fshatin Borakë të bashkisë Shijak. Investimi po kryhet nga vetë Shoqëria Rajonale me burimet e veta, pasi amortizimi i linjës së vjetër kishte sjellë probleme në furnizimin me ujë të fshatit Borake. Përgjatë rrugës që kalon përmes fshatit, është hapur kanali për vendosjen e tubacionit të ri prej polietileni, me dimension 75 mm, 63 mm dhe 40 mm. Paralelisht me shtrirjen e linjës së re, sipas projektit të miratuar më parë, do të ketë edhe 20 dalje me kolektorë të përbashkët ku do të vendosen matësit e ujit. Punimet pritet të zgjasin afro një muaj dhe më pas pritet të nisë instalimi i matësve. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës iu bën thirrje të gjithë banorëve që nuk kaanë kontratë, të paraqiten pranë zyrave të Njësisë Operative Shijak për hapjen e kontrateve të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu