Ditën e sotme, Princesha Charlotte, feston 10 vjetorin e lindjes. Vajza e Princit William dhe Princeshës Kate, me hijeshinë dhe buzëqeshjen e ëmbël ka rrëmbyer zemrat e publikut që në hapat e saj të parë.
Gjatë kësaj dekade, Charlotte është shfaqur gjithmonë me një sjellje të matur dhe klasike, duke treguar se ndonëse është ende fëmijë, ajo trashëgon finesën e mbretëreshave të së kaluarës.
Ajo përmendet shpesh për ngjashmërinë e saj me Mbretëreshën Elizabeth II, për energjinë pozitive dhe për rolin gjithnjë e më të dukshëm në paraqitjet publike së bashku me familjen e saj, ku jo rrallëherë kujdeset që vëllezërit të respektojnë rregullat.
Për çdo vit, familja mbretërore ndan një portret të ri të Princeshës Charlotte dhe ky vit nuk bën përjashtim. Fotografia e re, e realizuar nga vetë Princesha Kate, ka pushtuar rrjetet sociale, duke treguar një Charlotte të buzëqeshur, plot jetë dhe me një stil gjithmonë e më të veçantë, kamufluar me natyrën.