Ballina Aktualitet Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re...

Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re në një botë të re”

0
35

Tirana është bërë kryeqyteti i Europës, ku 47 liderë dhe krerët e mëdhenj janë mbledhur për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin gjatë këtij samiti një ditor.

Ky samit është vënë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat e huaja. Prestigjiozja Associated Press që mbahet këtë të premte në Tiranë. “Do të flitet gjithashtu edhe për mënyrat për të përmirësuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, shkruan Associated Press.

Sipas Associated Press vendi ynë po pret samitin pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo shton se kryeministri Edi Rama e sheh samitin si frymëzim dhe motivim për të vazhduar më tej dhe për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 5 vitesh.