Nuk keni nevojë për një shkencëtar për t’ju thënë se Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor.
Por besoni apo jo, ky gjigant mund të ketë qenë dikur edhe më i madh.
Sipas hulumtimeve të reja nga shkencëtarët në Caltech dhe Universitetin e Michiganit, Jupiteri mund të ketë qenë dikur më shumë se dy herë më i madh se sot, aq i madh sa të vendosë 2000 Toka brenda.
Me kalimin e kohës, ai u tkurr në madhësinë e sotme.
Gjetjet, të publikuara në një artikull të ri në revistën Nature Astronomy, ofrojnë një vështrim në historinë e hershme të sistemit diellor, rreth 3.8 miliardë vjet pas formimit të trupave të parë të ngurtë.
Bëhet e ditur se Jupiteri, falë gravitetit dhe statusit të tij të jashtëzakonshëm si planeti i parë që u formua, luajti një rol kyç në formësimin e orbitave të planetëve të rinj.
“Qëllimi ynë përfundimtar është të kuptojmë se nga kemi ardhur dhe të kuptuarit e fazave të hershme të formimit të planetit është çelësi për zgjidhjen e kësaj enigme”, tha Konstantin Batygin, profesor i shkencës planetare në Caltech dhe një nga autorët kryesorë të studimit.
“Kjo na afron të kuptojmë se si u formua jo vetëm Jupiteri, por i gjithë sistemi diellor.”