Ballina Kronika Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet me shenja jete drejtuesi i...

Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet me shenja jete drejtuesi i automjetit në Bulqizë

270
0
xr:d:DAFrJVbkKHk:22,j:5583736944979828507,t:23081018

Një “mrekulli” mund të cilësohet rasti i një 27-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët.

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Paraprakisht mendohet se i riu ka pësuar aksident 2 ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall.