Ballina Politika Ylli Manjani: Çlirimi i Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak vendim i drejtë,...

Ylli Manjani: Çlirimi i Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak vendim i drejtë, por i vonuar

208
0

Ylli Manjani thotë se çlirimi i Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak është një vendim i drejtë, por i vonuar.

“Çlirimi i Jamarbër Malltezit nga arresti shtëpiak është vendim i drejtë, ndonëse i vonuar.

Kam respekt për ata gjyqtarë që e drejtojnë zhvillimin e gjykimit në themel të çliruar nga presioni absurd i masave të sigurisë, të cilat i ka imponuar SPAK si pjesë e asaj që quhet “pandëshkueshmëri”.

Pavarësisht se ligji kërkon proporcionalitet dhe kritere strikte për paraburgosjen…

Debati real  në një sallë gjyqi duhet  të jetë: fajtor ose jo. Ky është kuptimi klasik i gjykatës.

Nuk ka kuptim gjykata që harxhon kohë e energji me arreste të imponuara nga drejtësia popullore, që do vetëm burgosje njerëzish qoftë edhe pa prova.

*****

Kjo llogjikë vlen për të gjithë njësoj, pavarsisht përkatësisë politike.

Jeni apo jo dakord ju, që na quani “të shitur” sa herë që këtë arsyetim e përdorim për persona që i urreni politikisht, po kështu është”, shkruan ai.