Ballina Lifestyle Këngëtarja shqiptare shfaqet ‘përvëluese’ buzë detit, format fizike në plan të parë

Këngëtarja shqiptare shfaqet ‘përvëluese’ buzë detit, format fizike në plan të parë

0
16

Melinda Ademi ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e saj verore dhe nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit disa pamje tejet tërheqëse.

Reperja e njohur ka publikuar disa foto ku shfaqet në një ambient bregdetar magjepsës, e veshur me bikini të kuqe që i theksojnë linjat perfekte dhe e rrethuar nga pamje që të lënë pa fjalë.

E shtrirë mbi një shezllon, me syze dielli elegante dhe një kuti me qershi në prehër, Melinda duket krejtësisht në elementin e saj – sensuale, e relaksuar dhe me një buzëqeshje natyrale që e bën edhe më joshëse.