Ballina Aktualitet ‘Furtunë’ në bashkinë e Elbasanit/ Pas mbledhjes, dorëhiqen të gjithë zyrtarët

‘Furtunë’ në bashkinë e Elbasanit/ Pas mbledhjes, dorëhiqen të gjithë zyrtarët

0
13

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas një kërkesës së Kryeministrit Edi Rama. Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryeministri Rama është shprehur më herët për nevojën e një “rilindjeje institucionale” në disa bashki, përfshirë Elbasanin, ku janë evidentuar problematika në funksionimin administrativ dhe në zbatimin e reformave. Dorëheqjet masive pritet t’i hapin rrugë emërimeve të reja.