Ballina Aktualitet IKMT konfiskoi pallatin pa leje në Vlorë, Bici: Do kalojë për interes...

IKMT konfiskoi pallatin pa leje në Vlorë, Bici: Do kalojë për interes publik

11
0

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici dhe inspektorët e IKMT-së u shfaqen para kamerave ne terren

Pasi bëne verifikimet tek pallati në ndërtim, Bici njofton konfiskimin e tij dhe njftoi se do kaloje per interes publik

Kryeinspektorja u fut brenda këtij kantieri ndërtimi ndërsa zona ku po ndërtohet ky pallat ndodhet në fillim të Lungomares, afër Marinës.

Pasi përfundoi inspektimin Bici nuk pranoi të prononcohet për mediat ndërsa e pyetur nga gazetarët se si është situata ajo u shpreh shkurt: “Si gjithmonë, si gjithmonë”.