Ballina Kosovë Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës

Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës

9
0

Një muaj paraburgim i është caktuar zyrtarit serb, Igor Popoviq sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas seancës fillestare.

I njëjti u arrestua dje në Bërnjak, pas deklaratave të tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, fillimisht ishte paraburgosur për 48 orë.