Bashkimi Europian i ka dhënë një goditje të fortë Edi Ramës, lidhur me shkarkimet masive që ka nisur në bashki.
Ky lëvizje, e konsideruar nga qeveria si “pastrim strukturash dhe rritje e efikasitetit administrativ”, është pritur me shqetësim të madh në Bruksel, duke vënë në pikëpyetje respektimin e autonomisë vendore në Shqipëri.
Përfaqësues të BE-së theksojnë se pushteti vendor është një nga shtyllat kryesore të integrimit europian, pasi është përgjegjës për zbatimin e një pjese të konsiderueshme të standardeve të BE-së.
“BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e administratës vendore në Shqipëri. Autoritetet vendore luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, duke qenë se ato janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese domethënëse të acquis-ve të BE-së që kërkon qeverisje të efektshme në nivele të ndryshme. Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, e miratuar nga Këshilli i Evropës dhe e ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000, përcakton standardet për ruajtjen e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve vendore. Kjo Kartë është pasqyruar edhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore të vitit 2015”, theksohet në reagimin e BE-së.
Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2024 ka vënë në dukje se ndarja e kompetencave mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore është ende problematike dhe shpesh e paqartë. Në deklaratën e fundit, BE kujton se: “Siç theksohet edhe në raportin e Komisionit për Shqipërinë për vitin 2024, ndarja e përgjegjësive ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore vijon të jetë fushë me shqetësim, dhe në të cilën ka nevojë për përsosje të kuadrit ligjor lidhur me funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore. Këtyre organeve vijojnë t’ju mungojnë burimet financiare dhe kapacitetet administrative të mjaftueshme dhe të qëndrueshme, dhe autonomia e tyre vijon të jetë e rrezikuar. Ofrimi i shërbimeve publike cilësore në nivel vendor vijon të jetë i kufizuar. Efikasiteti, transparenca dhe llgaridhënia e menaxhimit të burimeve njerëzore duhet përmirësuar”.
Dorëheqjet masive të urdhëruara nga kryeministri kanë ngritur pikëpyetje nëse ky aksion është një reformë e mirëfilltë apo një kapje e re politike e administratës vendore, duke cenuar ndarjen e pushteteve në vend.
Reagimi i plotë BE
· BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e administratës vendore në Shqipëri. Autoritetet vendore luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, duke qenë se ato janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese domethënëse të acquis-ve të BE-së që kërkon qeverisje të efektshme në nivele të ndryshme.
· Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, e miratuar nga Këshilli i Evropës dhe e ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000, përcakton standardet për ruajtjen e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve vendore. Kjo Kartë është pasqyruar edhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore të vitit 2015.
· Siç theksohet edhe në raportin e Komisionit për Shqipërinë për vitin 2024, ndarja e përgjegjësive ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore vijon të jetë fushë me shqetësim, dhe në të cilën ka nevojë për përsosje të kuadrit ligjor lidhur me funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore. Këtyre organeve vijojnë t’ju mungojnë burimet financiare dhe kapacitetet administrative të mjaftueshme dhe të qëndrueshme, dhe autonomia e tyre vijon të jetë e rrezikuar. Ofrimi i shërbimeve publike cilësore në nivel vendor vijon të jetë i kufizuar. Efikasiteti, transparenca dhe llgaridhënia e menaxhimit të burimeve njerëzore duhet përmirësuar.
· Në këtë kontekst, ne kemi dhe do të vijojmë të mbështesim reformat kyçe për qeverisjen në nivel vendor, përfshirë punën lidhur me konsultimin publik, planifikimin e integritetit dhe kompetencat e qarta të qeverisjes vendore, ndërkohë që rrisim mbështetjen e saj lidhur me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bashkiake dhe zhvillimin rajonal, përmes granteve për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Të gjitha këto ndërmerren në kontekstin më të gjerë të mbështetjes me qëllim që bashkitë të përmbushin detyrat e tyre në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.