Ballina Kronika U gjet rastësisht nga një person i zonës, nxirret nga liqeni i...

U gjet rastësisht nga një person i zonës, nxirret nga liqeni i Kukësit trupi i pajetë i një gruaje, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes

0
23

Një kufomë e seksit femër është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Kukësit.

Gruaja mendohet se është e moshës rreth të 30-tave.

Kufoma ende e pa identifikuar është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.