Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët në ditën e 64 të protestës kanë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ky veprim simbolik u shoqërua me brohoritje të forta dhe thirrje të njëpasnjëshme nga turma për ndryshim të menjëhershëm politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Menjëherë pas realizimit të këtij mesazhi simbolik, mijëra qytetarët e mbledhur kanë nisur marshimin masiv, duke vërshuar në rrugët kryesore të Tiranës për të vijuar qëndresën e tyre.







