Ballina Aktualitet “Një etapë që mbaroi”, Gazetarja ikonë e A2 CNN Alba Alishani, njofton...

“Një etapë që mbaroi”, Gazetarja ikonë e A2 CNN Alba Alishani, njofton largimin nga ekrani ku e keni parë për 7 vite

0
29

Gazetarja dhe moderatorja ikonë e A2 CNN, Alba Alishani ka njoftuar largimin nga televizioni me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Alishani shkruan se emisioni i djeshëm “Debat”, ishte i fundit i rrugëtimit të saj 7-vjeçar në televizioni A2 CNN.

Gazetarja falënderon dhe shpreh mirënjohje për kontributorët dhe audiencën e emisionit të saj.

Alishani ka qenë pjesë e prime time-t nga e hëna në të enjte në orën 20:30.

Për shtatë vite, gazetarja ikonë realizoi mijëra intervista dhe emisione politike, me të ftuar të rëndësishëm të politikës dhe aktualitetit.

“Debat nga Alba Alishani” – një etapë që mbaron sonte…
Në orën 20:30 në A2 CNN është episodi i fundit i një rrugëtimi 7-vjeçar!
Unë kam mirënjohje dhe falënderim për mbështetësit, kontributorët, e sidomos audiencën elitare që çmoi dhe i qëndroi besnike me fanatizëm asaj tryeze të përnatshme debati!
E thënë për herë të fundit në A2 CNN, pas 7 vitesh përkushtim, pasion dhe dashuri për atë që kultivuam: nga unë, Alba Alishani – natën e mirë”