Ballina Aktualitet I vunë lëndë plasëse në biznesin e tij në Durrës, reagon pronari...

I vunë lëndë plasëse në biznesin e tij në Durrës, reagon pronari i mobilierisë: Hera e tretë që sulmohem…

53
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një mobileri në Durrës.

Sipas uniformave blu, nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar në polici tre persona, ndërsa deklaron se ka ndodhur për konflikte pronësie.

Pronari i biznesit, thotë për mediat se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe se biznesin e tij e kanë sulmuar tre herë brenda pak kohësh, por asnjëherë nuk është kapur autori.

”Nuk kam konflikt me asnjë njeri në botë. Rri natë ditë para dyqanit. As prona nuk kam konflikt, as borxh nuk kam. E kam me leje me çdo gjë. Ia kanë futur kot policia, ndoshta kanë dyshimet e veta. Nuk e di nga ka ardhur. Kamerat kanë kapur një person duke hedhur lëndën plasëse dhe ka ikur. Ka qenë në këmbë me kapuç dhe maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin. Njëherë në nëntor, një herë para tre katër javësh. Unë punë time po rri këtu. Punëtorët i kam flori, nuk kanë asnjë lloj problemi. Edhe drekën ia sjell unë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë njeri në botë”, tha ai.