Me thirrjet “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi!’ protestuesit ndaluan për 30 minuta para godinës së ambasadës së Malit të Zi në Tiranë për të protestuar.
‘Shqipëria kërkon revolucion!’ Shqipëria kërkon revolucion!’ thërrasin protestuesit të cilët u stacionuan para godinës së ambasadës malazeze për gati 30 minuta.
U dëgjuan dhe vuvuzela.
Shkak u bë denoncimi i shqiptarëve të diasporës të cilët denoncuan se ishin bllokuar në kufi nga autoritetet malazeze. Këta të fundit kishin deklaruar se kishin marrë urdhër nga autoritetet shqiptare.
Ka prani të policëve por nuk pati ndërhyrje. Ndërkohë protesta ishte e qetë.
Pas gati 30 minutash protestuesit të shumtë në numër vijuan marshimin drejt rrugëve të tjera të Tiranës.







