Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane u shpreh se skuadra do braktisë fushën nëse në ndeshjen ndaj Serbisë do ketë thirrje raciste.
“Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto situata dhe ne e njohim shumë mirë.
Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta përdorim në takimin e radhës. Nëse do të dëgjojmë kore raciste apo situata të tilla të ngjashme e dimë se çfarë do të bëjmë. Jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe kërkojmë që ta fitojmë atë”, tha lojtari para ndeshjes që do luhet në “Rajko Mitc”.







