Ballina Lifestyle Millie Mackintosh frymëzon me natyralitetin e saj: Mos harro që je e...

Millie Mackintosh frymëzon me natyralitetin e saj: Mos harro që je e bukur

116
0

Millie Mackintosh ka qenë gjithmonë e hapur për betejat e saj me ankthin.

Së fundmi, ajo është përgëzuar nga ndjekësit për një postim të ndjerë në Instagram, ku shfaqet me fytyrën e saj natyrale – pa grim dhe pa asnjë filtër, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”

Ish-ylli i “Made In Chelsea”, tashmë 36 vjeçe, publikoi një video të ndarë në dy pjesë: në të parën, ajo shihet me një filtër që e zbukuron fytyrën, i shoqëruar me shkrimin “Je kaq e bukur”.

Image

Millie Mackintosh

Foto galeri

Më pas, videoja kalon në pamje të fytyrës së saj reale – fillimisht “pa filtër”, e më pas “pa grim” – ku Millie tregon veten ashtu siç është, nga disa kënde të ndryshme.

Postimin ajo e shoqëroi me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Mos harro që je e bukur.”

Image

Millie Mackintosh

Foto galeri

Ndjekësit e saj e vlerësuan menjëherë për sinqeritetin dhe guximin, duke e mbushur komentin me mesazhe mbështetjeje dhe falënderimi.