Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se nuk është i kënaqur me kandidaturën e Florjan Binajt nga radhët e opozitës për bashkinë e Tiranës.
Shehi tha se priste një kandidaturë serioze që të përbashkonte polet opozitare dhe të mos bëhej eksperiment me figura, që sipas tij mund të jenë të arrirë në profesionin e tyre, por s’janë ata që Tirana meriton ta drejtojnë.
“Me të thënë të drejtën s’jam i kënaq me zgjedhjet që ka bërë opozita. Atë që është opozitar votën mirë keq atje s’mund të votoj për palën tjetër për motive shumë më të thella. Por s’jam i kënaqur. Mendova që do bëjnë një zgjedhje më të mirë. Sepse kur investohet për bashkinë e Tiranës investohet me idenë që janë njerëz që do lënë gjurmë politike nga mbrapa. S’më duket fort e ndershme. Sepse ky njeri mirë, keq, duhet të jetë dikush që do na përbashkojë. Edhe po u humbën zgjedhjet larg qoftë do ta ngrejë rezultatin e Tiranës. Kjo s’është me kalu radhën. Ka të tjerë që nesër do më shajnë e thonë ç’thotë ky por unë po them atë që mendoj. Absolutisht, ai djali mund të jetë i mrekullueshëm, por për punën e vetë, për zanatin e vetë, por nuk është për këtë punë ai. Kjo punë ku e di unë, njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn, e këto gjona, tashi ta thashë Tirana meriton pak më shumë. Nuk është se opozita s’i kishte njerëzit. Por nëse ti e quan eksperiment, s’më duket shumë serioze për zgjedhjet. Nuk e kam për humorin, ai është zanat shumë serioz. Uroj që inshallah mbledh maksimumin e votave, por kam frikë se do thonë kemi defektet tona, por do i përmirësojmë”, tha Dash Shehi