Kjo është foto e 23-vjeçarit Aranit Kurti, i cili humbi jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal në Manzë të Durrësit, për shkak të një kafeje.
Sipas burimeve, Kurti ndodhej në tavolinë me 21-vjeçarin Daniel Pepa, i cili i kishte kërkuar kamerierit t’i përgatiste një kafe. Ky i fundit ka refuzuar, pasi ekspresi ishte i fikur.
Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
Debati ka degjeneruar në konflikt fizik, gjatë të cilit Flori Paluçin, person që ndodhej në tavolinë me kamerierin, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.