Emërimi u bë gjatë Asamblesë së Lega Serie A, me Chiellinin që merr vendin e Francesco Calvos i cili u largua nga këshilli i Federatës pasi u transferua te Aston Villa.
Në votimin që u bë në këtë Asamble, Chiellini u zgjodh në postin e këshilltarit me 12 vota pro, kundrejt 3 votave për Shefin Ekzekutiv të Sassuolos, Giovanni Carnevali dhe 2 votave për presidentin e Lecce, Saverio, ndërsa 3 fletë votimi ishin të bardha.
Në këtë mënyrë, Giorgio Chiellini i bashkohet presidentit të Interit, Giuseppe Marotta dhe zv/presidentit të Udinese, Stefano Campoccia si përfaqësues të Serie A në Këshillin e Federatës italiane të Futbollit bashkë me presidentin e Lega Serie A, Ezio Simonelli







