Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon laptop në qeli. Kjo ka qenë kërkesa e tij, që sot u bë publike në sallën e gjyqit nga avokatët e tij.
Këta të fundit gjatë seancës paraprake, kanë kërkuar më shumë kohë nga gjykata, për t’u njohur kështu me aktet e dosjes.
Përfaqësuesit ligjorë të Veliajt kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ato t’ia çojnë në burg.
Sakaq, prokurori i SPAK replikoi dhe tha se; Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.







